Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka kaluar pengesën e parë në Botërorin e Xhudos që po zhvillohet në Doha të Katarit.
Krasniqi në rrethin e parë kaloi pa kundërshtare, teksa në raundin e dytë të garës mposhti garuesen nga Gjermania, Mascha Ballhaus, shkruan GazetaBlic Sport.
Tashmë, Krasniqi ka kaluar në raundin e tretë, ku përballë do të ketë xhudisten nga Belgjika, Amber Ryheul.
Distria Krasniqi garon në kategorinë -52kg dhe shihet si favorite për të fituar medalje.
/GazetaBlic Sport


