Sporti

Sot fillon Majori i CS:GO në Paris, këto janë ndeshjet që luhen

05/08/2023 10:01
nga:L J

Sot fillon gara në Majorin e fundit të CS:GO – BLAST Paris Major.

Ky do të jetë Major i fundit i CS:GO dhe do të zhvillohet në qytetin e Parisit, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë kompeticion është kualifikuar edhe skuadra shqiptare, Bad News Eagles, ku do të fillojnë garën nga “Legends Stage”, teksa sot starton faza “Challengers”.

Më poshtë keni ndeshjet që luhen sot:

11:30 Monte – FaZe
11:30 paiN – Fluxo
13:00 G2 – TheMongolZ
13:00 GamerLegion – Complexity
14:30 forZe – GrayHound
14:30 Apeks – Liquid
16:00 NIP – MOUZ
16:00 OG – ENCE

/GazetaBlic Sport