Futbollistët e Realit fituan Kupën e Mbretit pasi mposhtën 2-1 Osasunën. Luka Modric luajti nga minuta e 82-të dhe kështu fitoi trofeun e 23-të me fanellën e Madridit.
Pas ndeshjes lojtarët e Realit u larguan nga stadiumi dhe mijëra tifozë i prisnin tek stadiumi. Modric mbante fanellën në dorë dhe në turmën e tifozëve pa flamurin kroat që mbante një vajzë e vogël, përcjell GazetaBlic Sport.
Modric e pa atë dhe ia dhuroi fanellën. Ky gjest e ka përlotur vogëlushen, e cila ishte shumë e lumtur me veprimin e kroatit.
Ja pamjet:
A kid crying after having Modric shirt ??
— @MMajeedSXpic.twitter.com/1swbSGNVcX
— Mad Madrid (@MaadMadrid) May 7, 2023


