Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka përsëritur dëshirën e tij për të mbajtur Carlo Ancelottin në klub.
Ancelotti siguroi titullin e parë të sezonit pasi Los Blancos morën një fitore 2-1 në finalen e Copa del Rey ndaj Osasuna në Estadio de La Cartuja, përcjell GazetaBlic Sport.
Brazili ka bërë një përpjekje për të sjellë Ancelottin, si pasuesin e përhershëm të Tite, pasi kontrata e tij në Madrid hyn në 12 muajt e fundit.
Ancelotti ka deklaruar vazhdimisht qëllimin e tij për të përfunduar kontratën e tij tek madrilenët.
“Nuk dua të dëgjoj më për këtë, ai ka një kontratë dhe ne jemi të lumtur me të”, tha Perezm sipas Marca.
/GazetaBlic Sport


