Lajme

Shpërthimi në veri të Mitrovicës, Policia jep detaje

05/06/2023 09:26
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit, në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se nga ky shpërthim është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike.

“Po, rreth orës 03:00 ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Elshani.

Shpërthim në Veri të Mitrovicës