Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 shkallësh të Rihterit ka goditur qytetin perëndimor të Japonisë, Ishikawa, ku raportohet se ka të plagosur dhe shembje të ndërtesave.
Tërmeti goditi sot në orën 14:42 (6:42 të mëngjesit, sipas kohës sonë lokale) në një thellësi prej 10 km ndërsa autoritetet konfirmuan se nuk ka kërcënime për cunami.
Agjencia Meteorologjike paralajmëroi për ndryshime të nivelit të detit më pak se 20 centimetra, raporton metro.co.uk.
Sipas agjencisë, niveli i magnitudës e bën “të pamundur të qëndrosh në këmbë ose të lëvizësh pa u zvarritur”.
こっちの方がわかりやすいかも
消防署の前だったので誘導は早かったのかもです pic.twitter.com/ZvB8cQvvuv— 元保護犬グランとサフラン ママは犬服ブランドA demain(アドゥマン) (@ademain_dogwear) May 5, 2023
Ai paralajmëroi për pasgoditje të mundshme ose tërmete me magnitudë të madhe gjatë javës së ardhshme.
Policia në qytetin e Suzu-s – afër epiqendrës së tërmetit – konfirmoi se ka persona të lënduar dhe ndërtesa të shembura.
A magnitude 6.3 earthquake took place Near West Coast Of Honshu, Japan at 05:42 UTC. The depth was 10km.#earthquake #Japan #Honshu #deprem #News pic.twitter.com/SuAY79Pc27
— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) May 5, 2023
Tërmeti ndodhi në skajin verior të gadishullit Noto të prefekturës Ishikawa, 300 km në veriperëndim të Tokios.
Ndryshe, magnituda prej 6 ballësh është niveli i dytë më i lartë në shkallën e intensitetit të Japonisë, i njohur si shindo. /Telegrafi


