Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Rashit Qalaj, pasi ky i fundit ka akuzuar Qeverinë Kurti për ndërhyrje në organet e drejtësisë, në këtë rast në Policinë e Kosovës.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla duke iu përgjigjur ish-drejtorit të PK-së, ka thënë se duan të intimidojnë policët hetues që kryejnë punët e tyre.
“Mbase po duan të thonë se Departamenti i Hetimeve në Polici, e ato që janë për krimin e organizuar e korrupsionin duhet t’i raportojnë z. Qalaj ende? A çfarë është porosia e kësaj insinuate të thënë sot në Kuvend? Apo po duan të intimidojnë policët hetues që kryejnë punët e tyre? Padyshim që asnjë qëllim të mirë nuk e ka pasur sot ish Drejtori i policisë, deputeti i PDK-së Rashit Qalaj” tha Sveçla në reagimin e tij.
Sipas Sveçlës, takimi i përmendur ka qenë prezantim i të arriturave të Policisë në fushën e luftimit të krimit, në formatin e punëtorisë në objektin që është pronë e MPB-së, duke shtuar se pjesëmarrësit e atij takimi kanë qenë me autorizimin e eprorit të Policisë dhe kabinetit të ministrit.
Reagimi i plotë:


