Lajme

Lajmi i fundit: Grabitje e armatosur në Prishtinë

05/04/2023 15:19
nga:Y I

Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri”në Prishtinë.

Një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash.

Zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri”në Prishtinë.Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar” deklaroi Ahmeti për “Gazeta Blic”.