Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy takime interesante.
Në planprogramin e ditës së sotme janë paraparë të luhen dy duele nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy duelet pritet të jenë tejet interesante pasi Ballkani e pret Prishtinën, kurse Drita udhëton për ndeshjen ndaj Llapit.
Ja formacionet e ndeshjes Ballkani Prishtina:
Prishtina: Kolaj, Mici, Belica, Pllana, Hyseni, Kryeziu, Krasniqi, Bytyqi, Hamiti, Useini, Pefqeli.
Ballkani: Frashëri, Kuç, Thaqi, Dellova, Emerllahu, Korenica, Trashi, Rrahmani, Gripshi, Zyba, Jashanica.


