Lajme

Dardan Krasniqi godet VV-në, edhe kunatën e tij, Albulena Haxhiun: Kusari si gjeneral, Dejona Milahi kujdeset me të fut në listë të zezë

05/04/2023 09:09
nga:G B

Dardan Krasniqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen, por që thotë se tani kjo është shkatërruar nga mendësia fashiste edhe e injorantëve me ego e të paaftë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Mimoza Kusari është gjeneral që ka kapur çdo pozitë bord e ndërmarrje e vendimmarrje!

Ai k thënë se Kusari dhe Salih Zyba e kanë shitur kurrizin për një punësim të gruas, tezes, mikut.

Krasniqi ka thënë se Armend Muja po e gënjen kryeministrin Kurti me statistika të rrejshme, e shefi i kabinetit të Kurtit, Luan Dalipi del në darkë me djalin e Isa Mustafës.

Më tej, ai ka thënë se po i dhimbsen baci Gani, Hydajet Hyseni dhe Avni Dehari, që po lejojnë të ndodhin këto gjëra, duke u paluar para Kusari-Lilës.

Krasniqi ka thënë po ashtu se Nazile Bala kujdeset që t’i sheh postimet dhe të kërcënojë me përjashtim nga lëvizja sepse “nuk bën me fol”, ndërsa Dejona Mihali që ka hëngër shumë bukë në shtëpinë e tyre, kujdeset që t’i fus në listë të zezë se ua shpërfaqë interesat e grupeve!

Postimi i tij i plotë:

Një ndër veprimet që gratë në të kaluarën i kanë shpëtuar mbijetesës nga dhuna ka qene gojë paq e mos folsh! Ama kur e di që parimi kryesor në Lëvizjën VETËVENDOSJE ka qenë se është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen – atëherë po ndajë diçka të dhimbshme që po ndodhë brenda organizatës që e kemi ndërtu me sakrificë, gjak shpresë e po e shkatrron mendësia fashiste edhe e injorantëve me ego e të paaftë!

‘Ju që ju keni bashkangjitë në bisht kësaj organizate, edhe ju që votoni për inate e qëllime jo parimore, sa të ua do zemra më shani e vjellni’ Këta që do ti përmend janë të hapur për debat, argumentim e përgenjështrim!

– Mimoza Kusari Gjeneral – e shoku Salih Zyba ushtar i keq që i palohët sepse tashmë e kanë shitë kurrizin për një punësim të gruas, tezës mikut etj!

– Armend Muja – me statistika të rrejshme e genjen edhe Kryeministrin edhe qytetarët! Tash model është rrena jo fjala e dhënë në qeverisje!

– Shoku Luan Dalipi – shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti del në darkë me djalin e Isa Mustafës, pra është normale tash sepse ju ka humbë rruga në oborr!

– Baci Gani, Hydajet Hyseni e axha Avni Dehari – me tu dhimtë çfarë po lejojnë me ndodhë! Edhe keta i janë paluar si ushtar gjeneralës Kusari përderisa ajo e ka kap çdo pozitë bord e ndërmarrje e vendimmarrje!

– Deputetët e tjerë mjerim!

– Fashistja Nazlie Bala kujdesët me i pa postimët dhe më të kërcenuar e me të përjashtuar nga lëvizja sepse “nuk bënë me fol”

– Shoqja Dejona Mihali – që e ka hangër shumë bukën në shtëpinë tonë kujdesët me të shti në listë të zezë se ua shpërfaqë interesat e grupëve!

– Sot mbi 80% të qendrave në Kosovë janë jashtë funksionit, e ato që janë improvizojnë!
– Lëvizja VETËVENDOSJE! në diasporë është për toke! E harruarë sepse kështu çdo herë u pa e konsideruar mërgata, për vota e lekë jo për angazhim e bashkëqeverisje!

Qytetarin që as shqip nuk di (sepse vet kanë heqë dorë nga të qenurit shqiptar – në vitet 1970, unë nuk jam racist por ai është i dobët) ta sjellin në krye të sekretariatit në Lëvizje – thua që organizata me 20 mijë aktivist nuk paska një djal në gjirin e saj! Deshtim!

Shoqja ime zonja e kunata bashkëaktivistja Albulena Haxhiu – e merr këshilltare një hiqe nga LDK-ja që në 2020 në kohën e pandemisë ajo si deputete e LDKsë të ka rrëzuar nga pushteti, dhe ju dukët marifet! Ajo që tërë jetën ka pas pushtet dhe na keqqeverisë sot qenka ba vlerë! Haj medet!
– Ministratë e tjerë regres të paaftë!

Këto janë të dhimbshme sa të çahet zemra! Një organizatë me mija aktivist që kanë humbë vite, afate të provimëve, janë burgosë kanë derdhë ndjersë e sakrificë, sot janë të poshtruar të harruar dhe nuk ekzistojnë! Është e pafalshme me u shendrru nga aktivisti – në klientelë! Por ju konvenon se aktivistit nuk mundët me ja ulë kurrizin e klientelën e përdorë edhe për një përdorim me pak pushtet!

Ju duhët të reflektoni për vetën tuaj, për sakrificën e Astrit Deharit, për shpresën e Kosovës, përpara se me ra në humnerë të thellë! Tërë jetën do të mbesë me lëvizjën po jo me pakurrizor e fashista! Borxh ja kam jetën atij vendi dhe është pak, por jo më edhe asnjë pikë ndjersë për të pabesë bukëpëmbysës e njerzë pa parime e ideale!

Për ata qe e duan zhvillimin dhe mirëqenien e Kosovës këto janë të ditura, për ata që e duan Lëvizjën dhe nuk duan që organizata të dëmtohët janë të ditura! Koha e së vërtetës është sot, ata që nuk shohin as deri të huna nuk kanë me e pa as nesër!

Ju përqafoj

Ushtari e aktivisti rrebel!