Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

05/04/2023 07:40
nga:G B

Ngjarjet për ditën e sotme, 04 maj 2023:

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Ora 09:30, Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite është shqyrtimi i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve etj. (Oa 10:00, Ndërtesa e Kuvendit)

Komuna e Prishtinës fillon punimet për ndërtimin e shkollës nëntëvjeçare me modalitetin publiko-privat me sipërfaqe prej mbi 6 mijë m² në Veternik. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Përparim Rama. (Ora 10:00, Veternik)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban konferencën “Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese në Kosovë”, ku do të prezantohet raporti me gjetjet dhe rekomandimet nga monitorimi i të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese për vitin 2022. (Ora 10:00, Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temën “Një administratë publike e varur nga ushtruesit e detyrës: cilat janë pasojat dhe zgjidhjet për të zbutur rreziqet?”. (Ora 10:30, Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Ora 10:30, Objekti i KQZ-së)

Ambasada e Francës në Kosovë bën inugurimin e “Espace France” në qytetin e Prizrenit. (Ora 11:30, Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren)

Universiteti i Prishtinës organizon konferencën Ndërkombëtare për Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte. Merr pjesë dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Ora 13:30, Amfiteatri i Bibliotekës Universitare)

Fituesi i Çmimit Nobel në Kimi, dr. Dan Shechtman nga Izraeli, mban fjalim  të shoqëruar nga një panel diskutimi me temën “Pse në universitetet kosovare studentët duhet të mësojnë për teknologjinë, si dhe pse  fëmijët në kopsht duhet të mësojnë për shkencën”. (Ora 17:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Ferizajt, mban takim me prindërit e shkollave të komunës. (Ora 17:00, Amfiteatri i UShA, Ferizaj)

Mbahet ceremonia e hapjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan!”. (Ora 18:00, Kino “ABC”, Prishtinë)