Lajme

PSD-ja tregon çka po e pret vendin pas takimit të djeshëm në Bruksel: Kurti barazoi Kosovën me Serbinë

05/03/2023 17:42
nga:Genita C

Bardh Ahmeti nga PSD-ja ka folur rreth takimit të djeshëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, që u zhvillua në Bruksel.

Ahmeti në një prononcim për GazetaBlic thotë se, Deklarata e miratuar për të zhdukurit ka mangësi thelbësore sepse sipas tij, nuk i referohet kartës së OKB-së.

Kjo deklaratë e miratuar ditën e djeshme, sipas Ahmetit e lë Serbinë pa përgjegjësi dhe barazon shtetin serb me Kosovën.

“Takimi i djeshëm ishte koncensioni i rradhës i Kurtit ndaj Vuçiqit që si rezultat përfundimtar e betonon Asociacionin në Kosovë. Deklarata e miratuar për të zhdukurit ka mangësi thelbësore, nga fakti që nuk i referohet kartës së OKB-së në terminologji duke pamundësuar mbajtjen e përgjegjësisë ndaj shtetit serb e deri tek barazimi i Serbisë me Kosovën në rrafshin e të zhdukurve, ani pse Kosova s’ishte shtet në kohë lufte”, tha Ahmeti.

“Një koncesion i tillë, krahas gjykimit që po i bëhet UÇK-së në Hagë, rezultat do të ketë tjetërsimin e luftës çliruese në konflikt interesi në mes të dy palëve”, shtoi Ahmeti.

Ahmeti thotë se më shumë u fol draft-statuti i Asociacionit se Deklarata e miratuar për të zhdukurit.

Sipas Ahmetit, qëllimi i negociatave që po na pret do të jetë krijimi i Asociacionit si pushtet paralel në Kosovë.

“Na nevojitet të shikojmë sesa u fol për këtë deklaratë për ta kuptuar rëndësinë e saj; në fund, nga takimi më shumë u fol drafti i Asociacionit nga pjesëmarrësit sesa marrëveshja për të zhdukurit. Dhe, pa asnjë dyshim, qëllimi i negociatave që po na pret do të jetë krijimi i Asociacionit si pushtet paralel në Kosovë”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

Sherifi: Kurti dëshiron t’i hedh hi syve popullit, bëri gabim fatal që hoqi dorë nga e drejta për draft-statutin e Asociacionit dhe ia la në dorë Serbisë

Fatmir Humolli për shkarkimin e Ekipit Menaxhues: Komisioni ishte i Serbisë, gabim diskutimi i draft-statutit të Asociacionit me të