Sporti

Mkhitaryan: Do të bëjmë gjithçka që të shkojmë në finale të Champions League

05/01/2023 23:49
nga:L J

Krahu në pozicion jashtë loje i Correas nuk e lejoi Mkhitaryan të provonte gëzimin e golit, edhe pse në fund armeni iu gëzua triumfit të skuadrës.

“Më vjen keq për golin e anuluar, jo vetëm për vete, por sepse do të na kishte ndihmuar ta menaxhonim ndryshe ndeshjen dhe të siguronim avantazhin në pjesën e parë. Gjithsesi goli i anuluar na dha edhe më shumë agresivitet”, u shpreh 34-vjeçari për “DAZN”, duke vazhduar:

“Ishte një fitore që na duhej dhe që na jep shumë besim. Lacio është një rival shumë i fortë dhe ne treguam që jemi gati të luftojmë deri në minutën e fundit. Jemi të gjithë gati për të ndihmuar skuadrën në çdo moment dhe rëndësi ka që të jemi në formën maksimale për ta bërë këtë”. Mesfushori u pyet edhe mbi mundësitë për Champions-in, për të cilat tha:

“Kemi edhe dy ndeshje në kampionat, pastaj do të mendojmë për Milanin. Do të jetë e komplikuar mbi të gjitha në aspektin psikologjik, por do të bëjmë çdo gjë për të shkuar në finale”.