Liverpooli pati një start jashtëzakonshëm ndaj Tottenhamit në ndeshjen e xhiros së 30-të të Premierligës angleze. Pas vetëm 15 minutash lojë, të kuqtë ishin në epërsi 3:0. Disa nga tifozët e Tottenham më pas u larguan nga Anfield të zhgënjyer.
Pasi Tottenham ndërtoi shkëlqyeshëm një sulm nga gjysma e vet në disa lëvizje dhe hapi mbrojtjen e Liverpool-it, topi erdhi te futbollisti kroat në krahun e majtë. Perisic u nis menjëherë drejt portës dhe gjatë rrugës dribloi Virgil van Dijk i cili më pas edhe u rrëzua duke i mundësuar kroatit të asistoi për Harry Kane.
Kjo lëvizje e Perisicit u bë shpejt virale në Twitter, ndaj edhe janë publikuar një sërë reagimesh për situatën. Kanë dalë shumë fansa, por edhe faqe të njohura që kanë vendosur të tallen me Van Dijk.
Van Dijk memes keeps on coming pic.twitter.com/SJbTkz4XCB
— Troll Football (@TrollFootball) April 30, 2023
Barstool sports publikoi një video të situatës dhe shkruan se Van Dijk kishte “ngrënë bar”, dhe Troll Football ndau një përmbledhje të fotomontazheve më të mira duke tallur mbrojësin holandez.
VAN DIJK JUST ATE GRASS ??? pic.twitter.com/fmcICX014N
— Barstool Football (@StoolFootball) April 30, 2023


