Lajme

Klopp: Do ketë transferime, por do sjellim lojtarët e duhur

05/01/2023 11:18
nga:E K

Liverpool nuk ka kaluar një sezon të mirë gjatë edicionit 2022/23.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është jashtë garës për të gjitha titujt si në Angli ashtu edhe në Evropë, duke luftuar tani për një vend që të dërgon në Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri gjerman ka komentuar mbi merkaton e ardhshme verore duke thënë se Liverpool do të transferojë lojtarë të rinj, por do të sjellin në Anfield futbollistët e duhur.

“Ne do të bëjmë biznes.Duhet të sjellim lojtarët e duhur. Ky ekip shkroi një histori të bujshme, por tani do fillojmë një të re”, tha Klopp.

 

/GazetaBlic Sport.