Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me tri takime interesante.
Në planprogramin e ditës së sotme janë paraparë të luhen tri duele nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Vëmendja kryesore është në ‘Fadil Vokrri;, aty ku Prishtina pret Llapin. Ballkani udhëton për ballafaqimin me Dukagjinin kurse Trepça ’89 është nikoqire e Gjilanit.

/GazetaBlic Sport./


