Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në tryezën e diskutimit të organizuar të premten me titull “Kuvendi i privilegjeve”, ka publikuar edhe raportin me titull: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, si rezultat i monitorimit sistematik që IKD i ka bërë punës së Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2022.
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, pas prezantimit të raportit të IKD-së, ka thënë se të gjeturat e këtij raporti janë shumë me rëndësi, pasi që identifikojnë mangësitë e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të punës së Kuvendit por edhe të deputetëve.
“Prandaj, ne nuk mund ta shohim këtë raport para se të gjithash, përveç se si raport i cili e ka qëllimin e mirë që me avancu dhe me përmirësu punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.
Vlerësimi i tij për punën e Kuvendit gjatë vitit 2022, sipas tij, as që krahasohet me legjislaturat e kalaura sepse legjislaturat e kaluara dukshëm kanë pasur më shumë probleme se në vitin 2022.
“Ne megjithatë arritëm t’i trajtojmë 117 ligje, projektligje në vitin 2022 që mendoj është numri më i madh i projektligjeve që një kohë të gjatë i projektuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, kjo natyrisht është pozitive por kjo ende nuk na thotë asgjë në kuptimin kualitativ”, tha tutje Konjufca,
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizoi tryezën e diskutimit: “Kuvendi i privilegjeve”, ku u publikua edhe raporti me titull: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, si rezultat i monitorimit sistematik që IKD i ka bërë punës së Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2022.
Kryetarët e komunave i lypin ‘mejdan’ Qeverisë për këto pesë tema


