Sporti

Mediat italiane zbulojnë fjalët e Allegrit në dhomat e zhveshjes: Si humbet kundër një ekipi të vdekur

04/28/2023 10:22
nga:E K

Gazzetta dello Sport e mëngjesit të sotëm i kushton ende hapësirë të mjaftueshme gjysmëfinalestë Kupës së Italisë, ku Interi mundi Juventusin.

Gazeta rrëfen një histori që ndodhi në dhomën e zhveshjes së Juventusit pas fishkëllimës së referit dhe pasi Allegri kishte ofenduar tashmë drejtuesit e Nerazzurrëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri raportohet se iu drejtua skuadrës duke bërtitur:

“Por si humbet kundër një ekipi të vdekurve? Ne duhet të përfundojmë të parët në ligë, ata nuk duhet të shkojnë në Champions League”, thuhet të ketë thënë ai.

/GazetaBlic Sport/