Lajme

Parashikimi i motit për sot

04/28/2023 07:12
nga:Y I

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Gjatë orëve të para të mëngjesit pritet të mbajë më ftohtë.

Njoftimi i plotë:

28.04 – Kryesisht me diell. Më ftohtë përgjatë mëngjesit.

29.04 – Kryesisht me vransira e riga lokale shiu në mëngjes. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve të shiut.

30.04 – Vransira e intervale me diell. Pasdite më pas priten edhe rrebeshe shiu.

1.05 – Intervale me diell e vransira. Më vonë pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstremet. Minimalet pas një rënie edhe deri në 1C, në fundjavë rriten në 7C e 7C, ndërsa ato maksimale në fundjavë arrinë vlera edhe prej 17C e 18C.

Do të dominojnë më shumë erëra veriore të lehta dhe mesatare 3-11m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes së shpejtë mbi vlera normale.