Sporti

Pioli buzëqesh: Giroud stërvitet në grup, është gati për derbin Roma-Milan

04/27/2023 14:46
nga:L J

Pioli gjen sërish sulmuesin “bomber” për ndeshjen ndaj Romës.

Olivier Giroud e kompletoi të gjithë seancën stërvitore me shokët e tij dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Romës të planifikuar për të shtunën në orën 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Francezi, i cili ka 13 gola dhe gjashtë asistime këtë sezon, është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi javën e fundit. Giroud shtrëngoi dhëmbët me Napolin, por humbi ndeshjen kundër Lecces, ku u zëvendësua nga Rebic.

Kundër Romës ai do të jetë sërish i disponueshëm, gati për të luajtur sërish në derbin ndaj Romës.

/GazetaBlic Sport/