Dusan Vlahovic nuk është përfshirë në listën e skuadrës së Juventusit për ndeshjen e sonte gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit.
Sulmuesi serb pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë një seance stërvitore të martën dhe nuk i është bashkuar bashkëlojtarëve të tij në Milano ku do të përballen me Interin në San Siro sonte nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Moise Kean është gjithashtu jashtë fushës, që do të thotë se Arek Milik është i vetmi qendërsulmues i disponueshëm për Bianconerët.
Juan Cuadrado gjithashtu nuk është përfshirë në listën e skuadrës së Juventusit, pasi u dënua me tre ndeshje pas ndeshjes së parë në Torino më 4 prill.
Interi është pa të dëmtuarin Milan Skriniar dhe të suspenduarin Samir Handanovic.
/GazetaBlic Sport


