Sporti

Objektivi i Arsenali i jep ‘sinjal’ klubit: Më pëlqen shumë Arteta, unë mendoj se ai është një trajner i madh

04/25/2023 23:52
nga:Mergim Rreci

Ivan Fresneda është një nga objektivat e Arsenalit. Mbrojtësi i djathtë spanjoll është pjesë e Valladolid në La Liga.

18-vjeçari po bën shumë mirë tek ekipi spanjoll dhe mundësia e transferimit tek Arsenali i pëlqen shumë.

“Më pëlqen shumë Arteta. Unë mendoj se ai është një trajner i madh. I ndjek me kënaqësi kampionat europiane.

Arteta po zhvillon një punë të jashtëzakonshme me Arsenalin”, deklaroi adoleshenti i talentuar spanjoll.