Sporti

Fiton Manchester City apo Arsenal, ky është koment i Samir Nasrit

04/25/2023 23:32
nga:Mergim Rreci

Samir Nasri u ftua nga L’Equipe për të komentuar ndeshjen e madhe mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, në xhiron e 33-të të Premierligës, e cila shihet tejet vendimtare për sa i përket luftës për titull në Angli.

Ish-reprezentuesi francez luajti për të dy klubet dhe nuk tregoi asnjë dyshim për fituesin e ndeshjes në ‘Etihad’, përcjell GazetaBlic Sport.

“Manchester City do të fitojë. Skuadra ka arritur formën më të mirë në kohën perfekte të sezonit dhe ka në dispozicion të gjithë lojtarët. Arsenali ka filluar të lëkundet së fundmi, pasi ka udhëhequr gjatë gjithë sezonit. Ndonjëherë, kur arrin majat pas shumë vitesh pa fituar, frika i pushton lojtarët”, ka deklaruar ish-mesfushori, i cili ka treguar se si ishte të punonte me Pep Guardiolën.

“Ai është arrogant, por në një mënyrë të mirë. Ai është sepse e di se është trajneri më i mirë në botë dhe sigurohet që ta kuptoni. Ai ishte trajneri më i mirë i mundshëm në atë moment në karrierën time. Kur mbërrita në Man. City isha mbipeshë dhe më detyroi të stërvitesha vetëm. Ai është shumë i sinqertë dhe i drejtë me lojtarët”, përfundoi Nasri.

/GazetaBlic Sport/