Lajme

Kryeziu iu drejtohet disa prej deputetëve: I ofenduar nga pozita që ushtroni, erdhët aksidentalisht aty

04/25/2023 15:03
nga:Genita C

Ismet Kryeziu nga KDI-ja thotë se ndjehet i ofenduar nga disa prej deputetëve të kësaj legjislature, raporton GazetaBlic.

Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, disa prej deputetëve janë të zgjedhur aksidentalisht dhe sipas tij, pak nga ta do ti rezistojnë vlerave të nevojshme për t’i përmbushur, si deputet apo politikan.

Shkrimi i plotë:

Nuk ndjehem i ofenduar nga fjalët e juaja e as nga Ju, por nga pozitat që ushtroni.

Janë të shumtë ata që dikur kanë pasur statusin e deputetit të zgjedhur dhe sot shumë pak dime për angazhimin e tyre si politikan. Dhe nga kjo legjislaturë disa deputetë që sot po etiketojnë, më tepër besoj se janë aksidentalisht të zgjedhur dhe pak nga ta do ti rezistojnë vlerave të nevojshme për t’i përmbushur, si deputet apo politikan.