Lajme

Kryetarët e rinj, drejtorët e vjetër / KDI: Këto rreziqe mund të ndodhin pas zgjedhjeve të djeshme në Veri

04/24/2023 12:32
nga:Genita C

Eugen Cakolli nga KDI thotë se sfidat kryesore do të fillojnë pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.

Cakolli në një prononcim për GazetaBlic thotë se, zgjedhjet e djeshme në veri kanë qenë përmbyllja e ciklit të parë.

“Zgjedhjet e djeshme në veri kanë qenë në fakt veç përmbyllja e ciklit të parë dhe sfidat reale dhe praktike do të fillojnë tek çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja, duke përfshirë këtu edhe vështirësit serioze dhe pamundësinë e plotë të qytetarëve në praktikë”, tha Cakolli.

Por, si do të funksionojë çështja me drejtorët e drejtorive komunale- A do zgjedhen drejtorë të rinj?

Cakolli thotë se kryetarët e rinjë kanë të drejtë të emërojnë drejtor të tjerë në drejtoritë komunale, por sipas tij ekziston një rrezik.

“Kryetarët e rinj të komunave të zgjedhura kanë të drejt të plotë në emërimin e drejtorëve të drejtorive komunale, pra partitë në fjalë do t’i zgjedhin drejtorët e tyre. Por, problemi do të jetë nëse të njëjtit do të kenë qasje në vendet e tyre të punës, pra, ekziston ende rreziku serioz që improvizimi i procesit zgjedhor në kontejner, në fakt të pasohet edhe nga një lloj improvizimi tjetër i bërjes së betimit nga ana e kryetarëve të rinj, të cilët e kanë këtë obligim ligjor dhe pastaj edhe qasja në vendet e tyre të punës”, tha Cakolli.

“Strukturat serbe atje kanë qasje të plotë dhe në disa raste edhe kanë refuzuar vënien e aksesit të institucioneve tona në objektet që kontrollohen nga ta”, shtoi ai.

Sipas Cakollit, ekziston edhe rreziku që kryetari i njërës nga komunat, të mos ketë mundësi që mos të hyjë fare as në objektin e komunës ku do të duhej ta kishte zyrën.

“Ekziston rreziku që kryetari i njërës nga komunat, të mos ketë mundësi që mos të hyjë fare as në objektin e komunës ku do të duhej ta kishte zyrën dhe e njejta vlen edhe për drejtorët potencial të drejtorive komunale që do të ballafaqohen me problematika pothuajse të njejta”, tha Cakolli për GazetaBlic.

Çfarë po përgatit Lista Serbe- Analistët flasin për pasojat e vendit pas zgjedhjeve të djeshme në veri