Sporti

Siguroi promovimin në Premierligë, Burnley pushoi lojtarët dhe barazoi me ekipin që po garon për mbijetesë, tani ka telashe për ekipin e Kompany!

04/23/2023 11:12
nga:L J

Liderët e Championship, Burnley, thuhet se janë nën hetim pasi vendosën një ekip me lojtarë më të dobët kundër Reading javën e kaluar.

Djemtë e Vincent Kompany vulosën promovimin në Premier League në fillim të muajit pas një fitoreje 2-1 ndaj Middlesbrough.

Javën e kaluar, Kompany vendosi t’u japë lojtarëve të tij të ri një mundësi për të bërë përshtypje pasi bëri gjashtë ndryshime për ndeshjen e tyre kundër Reading – që janë në rrezik për rënie nga kategoria.

Reading mori një barazim 0-0 dhe fitoi një pikë jetike në përpjekjen e tyre për mbijetesë.

Sipas një raporti nga The Sun, rivalët e Reading-ut, Huddersfield, nuk ishin të impresionuar nga përzgjedhja e ekipit të Kompany dhe Burnley tani është në telashe me EFL.

Besohet se EFL u ka shkruar Burnley në lidhje me këtë çështje dhe ata mund të gjobiten ose t’u hiqen pikë nëse shpallen fajtorë.

Megjithatë, është raportuar se Burnley janë të bindur se i kanë bërë ndryshimet sepse po përdornin skuadrën e tyre dhe disa lojtarë që kishin nevojë për kohën e lojës.

/GazetaBlic Sport