Edhe pse Napoli ishte favorit në dy ndeshje ndaj Milanit sipas ekspertëve botërorë, në fund skuadra e Milanit kaloi në gjysmëfinale.
Një nga futbollistët më të mirë në këto dy ndeshje ishte mbrojtësi i Milanit, Calabria, i cili tregoi se mezi e priste këtë ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.
“Më pëlqen të luaj me një futbollist si Kvaratskhelia. Ajo sfidë më motivoi shumë”, tha Calabria për duelin me anësorin e madh të Napolit.
Përveç kësaj, ai ka pranuar gjithashtu se ka dëgjuar fishekzjarrët që janë hedhur herët në mëngjes ditën e ndeshjes me Napolin nga tifozët vendas.
“Sinqerisht, i dëgjova ato fishekzjarre dhe u zgjova, qesha dhe pastaj u ktheva në gjumë”, përfundoi mbrojtësi i Milanit.
Kujtojmë se Milani në gjysmëfinale të Champions League do ballafaqohet me Interin.
/GazetaBlic Sport


