Lajme

Parashikimi i motit për sot

04/23/2023 07:08
nga:Genita C

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.

Sipas IHMK-së, të këtë rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

“Përgjithësisht grafiku në fushat termike është duke u rritur në raport me ditët e fundit. Parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.