Lajme

Parashikimi i motit për fundjavën

04/21/2023 12:58
nga:Y I

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët.

Të dielën parashihet mot kryesisht i ngjashëm , por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 20 gradë Celsius.