Sporti

Lojtari i Bayernit pas eliminimit: “Isha gjithmonë startues, tani nuk jam as zgjedhja e tretë, kështu nuk shkon”

04/20/2023 20:15
nga:L J

Bayern Munich u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Manchester City me rezultat të përgjithshëm 4:1 dhe tani mbetet të luftojë për titullin e kampionit të Gjermanisë.

Atmosfera në dhomën e zhveshjes së Bayernit nuk është më e mira pasi Sadio Mane goditi me grusht Leroy Sane javën e kaluar, dhe tani Noussair Mazraoui thotë se është i pakënaqur me statusin e tij në klub, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam i zhgënjyer me situatën aktuale. Isha në ekipin e parë para Kupës së Botës, tani jam në formë dhe nuk po marr minuta. Nuk jam as zgjedhja e dytë apo e tretë. Është shumë herët për të folur për perspektivën time këtu, por nuk është e mirë”, tha mbrojtësi maroken pas humbjes nga City në Champions League.

Mazraoui erdhi në Bayern nga Ajax verën e kaluar, dhe ai ka luajtur 20 herë për Bayern dhe ka grumbulluar 1063 minuta. /GazetaBlic Sport