Agron Statovci, është emëruar sot Kryeshef i Ndërmarrjes Publike ‘TrainKos’.
Vendimi për emërimin e tij është marrë në mbledhjen e sotme të bordit drejtues të Ndërmarrjes Publike ‘TrainKos’.
Kjo ngjalli polemika të shumta në medie, pasi u raportua se Agron Statovci është djali i axhës së deputetes Jeta Statovci. Këto dyshime filluan pasi, Statovci në profilin e tij në rrjetin social Facebook kishte publikuar postime në përkrahje të deputetes.

Në të njëjtin publikim, përpos kushërirës së tij, ai i thurte lavde edhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila mban përgjegjësi mbi punën e TrainKos.
“Jeta dhe Artana e Kosovës”, kishte shkruar Agron Statovci në mbishkrimin e fotografisë.
Një lajm të tillë e kundërshtuar deputetja Statovci, ku thotë se nuk ka djalë të axhës.
Shkrimi i plotë:
Lajmi me titull: Djali i axhës së deputetes Statovci emërohet Kryeshef i “TrainKos’’-it më befasoi.
Deri sot nuk paskam qenë në dijen që unë paskam djal të axhës, dhe ky lajm po që është lajm i dyfishtë, edhe për djalin e axhës edhe për shefin e TrainKos.
Por, natyrisht, si shpeshherë, edhe ky lajm është tërësisht i pavërtetë. Djali i axhës së deputetes Statovci nuk është bërë kryeshef në TrainKos. Unë nuk kam fare djal të axhës.
Sot faktikisht kuptova që personi në fjalë, punon në ketë institucion që nga 2006, pra qe 17 vite, raporton Paparaci.
Tendenca që pa asnjë verifikim secili mbiemër të lidhet me qëllim dëmtimin e personalitetit është jashtëzakonisht e rrezikshme./ Paparaci
“U emërua Kryeshef i “TrainKos’’”, reagon Statovci: Nuk e pasna ditë që kam djal të axhës


