Lajme

“U emërua Kryeshef i “TrainKos’’”, reagon Statovci: Nuk e pasna ditë që kam djal të axhës

04/20/2023 18:17
nga:Genita C

Deputetje nga radhët e Listës Guxo ka reaguar ndaj raportimit të fundit ku u tha se djali i axhë së saj u emërua kryeshef i “TrainKos”, raporton GazetaBlic.

Statovci kundërshton një gjë të tillë duke thënë se: “Nuk paskam qenë në dijen që unë paskam djal të axhës, dhe ky lajm po që është lajm i dyfishtë, edhe për djalin e axhës edhe për shefin e TrainKos”

“Tendenca që pa asnjë verifikim secili mbiemër të lidhet me qëllim dëmtimin e personalitetit është jashtëzakonisht e rrezikshme”, shkroi tutje Statovci.

Shkrimi i plotë:

Lajmi me titull: Djali i axhës së deputetes Statovci emërohet Kryeshef i “TrainKos’’-it më befasoi.

Deri sot nuk paskam qenë në dijen që unë paskam djal të axhës, dhe ky lajm po që është lajm i dyfishtë, edhe për djalin e axhës edhe për shefin e TrainKos.

Por, natyrisht, si shpeshherë, edhe ky lajm është tërësisht i pavërtetë. Djali i axhës së deputetes Statovci nuk është bërë kryeshef në TrainKos. Unë nuk kam fare djal të axhës.

Sot faktikisht kuptova që personi në fjalë, punon në ketë institucion që nga 2006, pra qe 17 vite.

Tendenca që pa asnjë verifikim secili mbiemër të lidhet me qëllim dëmtimin e personalitetit është jashtëzakonisht e rrezikshme.