Lajme

Sekuestrohen tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës

04/20/2023 09:31
nga:Astrit Gashi

Mbrëmë nga zyrtarët policor të Njësitit për Reagim të Shpejtë dhe të stacionit Veriu në Prishtinë, në dy raste të ndara, janë shoqëruar dy persona të dyshuar (njëri nga ta i mitur) dhe janë sekuestruar tri armë zjarri.

Sekuestrimi i armëve është kryer në dy lokacione të ndryshme.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.