Lajme

Arrestohet 22-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për disa raste të vjedhjeve

04/20/2023 08:56
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë.

I njëjti dyshohet për disa vjedhje të rënda.

Personi i dyshuar me inicialet A. C. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, thuhet se rastet i vjedhjeve i ka kryer në periudha të ndryshme kohore.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje dhe vjedhje të rënda

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore,(nëntor 2022 – mars 2023) kryesisht në Prishtinë.

Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të sigurojnë prezencën e personin të dyshuar:

– A. C. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku gjashtë raste.