Reagimet pas arrestimit të Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit, kanë kaluar kufijtë shtetërorë.
Para pak çastesh është deklaruar edhe ish-kryeministri slloven Janez Jansha.
Jansha përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter” ka transmetuar lajmet e mediave, ndërsa lëshoi edhe një koment.
Sipas tij, ky arrestim mund të ketë ardhur pas gjetjeve në rastin Berishaj.
“E fundit: Arrestimet dhe bastisjet e shtëpive në industrinë elektrike të Kosovës, me sa duket rezultat i gjetjeve të hetimit të rastit Berishaj – GENI – presidentit Golob”.


