Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar me ironi në rrjetin social Facebook pas arrestimit të kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi, raporton Gazeta Blic.
“Ju ndalen dritat Albinit” shkruan Gashi në Facebook.
Njësitë e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar ditën e sotme në Korporatën Elektroenergjitike të Kosovës ku më pas është bërë edhe arrestimi i kryeshefit ekzekutiv, Nagip Krasniqi.


