Lajme

Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

04/19/2023 16:52
nga:Y I

Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është pranuar sërish një kërcënim me bombë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë te angazhuar ne kryerjen e detyrave te tyre”, tha Gara për Klan Kosova.

Ndërkohë, kërcënim të njëjtë pati edhe pak ditë më parë, por që pas kontrollit doli se kërcënimi ishte i rremë.