Korporata Energjetike e Kosovës, ka dalë me një reagim pas kontrollit që u është bërë sot nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Në reagimin e tyre thuhet se nuk kanë informata për arsyet e këtij aksioni.
“KEK si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe” thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi i plotë i KEK-ut:
Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot ka pas një kontrolle nga Policia e Kosovës dhe se nuk kemi ndonjë informacion zyrtarë rreth arsyeve të kësaj kontrolle.
Lidhur me këtë, KEK si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe.
Megjithatë, KEK mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit.
Bastisje në KEK, deklarohen për “Gazeta Blic” nga Policia


