Lajme

Bastisje në KEK, deklarohen për “Gazeta Blic” nga Policia

04/19/2023 15:43
nga:Y I

Hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, po kryejnë kontroll në zyrat e Korportës Energjitike të Kosovës (KEK) raporton Gazeta Blic.

Nga Policia e Koosvës janë deklaruar për “Gazeta Blic” në lidhje me këtë aksion por pa dhënë shumë detaje.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e policisë për “Gazeta Blic”.

Policia bastis zyrat e KEK-ut, priten arrestime