E gjithë bota e urren Amerikën dhe Evropa është vetëm një vegël e saj, tha ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, gjatë një takimi me të rinjtë turq.
“Nuk ka diçka të tillë si Evropa. Mos e lavdëroni Evropën në kokat tuaja. Aty është Amerika dhe Evropa është një tren në kolonën amerikane. Nuk ka asgjë të veçantë në këtë”, tha Soylu, raporton gazeta turke Aydinlink.
Sipas ministrit, liderët evropianë po diskreditohen vazhdimisht dhe popullsia po plaket.
“Evropianët kanë vështirësi në ekonomi dhe do të vazhdojnë t’i kenë”, tha Soylu.
Ministri turk tha se “Amerika vazhdon të humbasë reputacionin e saj dhe e gjithë bota e urren atë.
Soylu tha se “Perëndimi nuk ka më sovranitet”.
“Ata nuk kanë më një sovranitet të tillë, por po përpiqen të ruajnë zakonet e tyre. Turqia po ndryshon historinë. Zgjedhjet do të jenë ato zgjedhje ku historia do të ndryshojë tërësisht. Kjo është arsyeja pse Amerika po bën presion, por edhe Evropa. “, tha ministri turk.


