Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas për formimin e Qeverisë, pas fitores në zgjedhje.
Kurti ka thënë se pret më padurim vazhdimin e bashkëpunimit me Estoninë në prioritetet e përbashkëta.
“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të frytshëm me Estoninë për prioritetet e përbashkëta si dixhitalizimi, qeverisja e mirë dhe mbështetja për Ukrainën përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.


