Sporti

“Rrezik” në mbrojtje, këta janë dy futbollistët e Real Madridit që mund të mungojnë në gjysmëfinale nëse ndëshkohen sonte dhe madrilenët kalojnë tutje

04/18/2023 17:57
nga:L J

Dani Carvajal dhe Eder Militao do të mungojnë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nëse marrin një karton të verdhë kundër Chelseat në Stamford Bridge dhe Real Madrid kalon në raundin tjetër.

Real Madridi viziton Londrën sonte në kërkim të një vendi në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve. Epërsia 2-0 nga ndeshja e parë premton mirë për ‘Los Blancos’, të cilët do të duhet të mbajnë një sy te kartonët e verdhë, përcjell GazetaBlic Sport.

Dy lojtarë janë në rrezik të humbasin një gjysmëfinale hipotetike të Ligës së Kampionëve kundër fituesit të ndeshjes midis Manchester City dhe Bayern Munich.

Nëse Dani Carvajal ose Eder Militao marrin karton të verdhë të martën dhe Real Madrid kalon në raundin tjetër, ata do të humbasin ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu.

/GazetaBlic Sport