Tetë lojtarë do të mungojnë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nëse marrin një karton të verdhë sonte, pesë për Milanin dhe tre për Napolin.
Napolitanët dhe kuqezinjtë takohen sonte në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Milani mundi Napolin 1-0 në ndeshjen e parë në San Siro javën e kaluar.
Pesë lojtarë të Milanit janë një karton të verdhë larg pezullimit, pasi tashmë janë ndëshkuar dy herë në Champions League këtë sezon. Ata janë Davide Calabria, Rade Krunic, Sandro Tonali, Fikayo Tomori dhe Fodé Ballo-Toure. Të gjithë pritet të fillojnë sonte, përveç Ballo-Toure.
Juan Jesus, Amir Rrahmani dhe Matteo Politano janë ata me karton të verdhë për Napolin, kështu që ata do të humbasin ndeshjen e parë gjysmëfinale nëse mposhtin Milanin dhe ndëshkohen sonte.
/GazetaBlic Sport/


