Gazetari Vehbi Kajtazi konsideron se islami politik është armik i Kosovës, menjëherë pas Serbisë.
Sipas tij, temat si dhuna verbale, ekstremizmi fetar, e islami politik të udhëhequr nga disa fanatikë, sot po trajtohen si shou në shoqërinë kosovare.
Kajtazi shprehet se disa individë që kanë ndikim, përmes fondacioneve dhe bizneseve të dyshimta janë duke u grupuar për themelimin e një lëvizjeje politike islamike.
Për Kajtazin, ky grupim ka qëllim ta godasë shtetin e Kosovës, demokracinë e saj dhe rendin kushtetues “në kuriz”.
“Kjo puna e dhunes verbale, ekstremizmit fetar, islamit politik te udhehequr nga disa fanatik, sot po trajtohet si show. Une nuk e shoh keshtu. E shoh si rrezik rral me te cilin do te ballafaqohemi shume shpejt. Islamin politik e konsideroj armik te Kosoves, menjehere pas Serbise. Individ me ndikim, fondacione te dyshimta, “biznese hallall” jane duke u grupuar rreth nje frime per themelimin e nje levizje politike islamike e cila ka qellim ta godas shtetin e Kosoves, demokracine e saj dhe rendin kushtetues ne kurriz”, shkroi ai në Facebook.
Injorimi i kësaj lëvizjeje sot, do të na detyrojë të kemi beteja nesër, shprehet Kajtazi.
“Prandaj, show i sotem, nesër do te jete konflikt i hapur mes demokracisë, rendit kushtetues me islamin politik qe ka synim ta rrënojë këtë rend”, përfundoi ai.