Lajme

E bën edhe këtë Hekuran Murati, akuzon LDK se pse qytetarët po blejnë më shtrenjtë produktet bazë

04/17/2023 12:25
nga:N M

Ministri i Financave Hekuran Murati ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për një ligj të cilin këta të fundit e kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Murati ka thënë se çmimi i disa produkteve bazë ka rënë, por që qytetarët po paguajnë më shtrenjtë për shkak se LDK e ka nisur në gjykatën kushtetuese ligjin për çmimin tavan.

Sipas tij çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër.

“Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg. Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese. Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë”, ka shkruar Murati.