Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e hënë:
09:00
Zyra e Prokurorisë Speciale vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)
11:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Poklek. Më pas do të vizitojë edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek. (Poklek, Drenas)
11:15
Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër të komunës së Drenasit, me rastin e 24- vjetorit të masakrave. (Poklek/ Çikatovë e Vjetër)
12:00
Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër. (Çikatovë e Vjetër, Drenas) *


