Futbollisti i Ferizajt, Ergon Hyseni theu hundën dje në ndeshjen ndaj Prishtinës në Prishtinë.
Hyseni i cili u dëmtua rëndë dje, sot ka kryer me sukses operimin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi i Ferizajt ka konfirmuar se Hyseni ka kaluar mirë operacionin, teksa i ka uruar shërim të shpejtë.
Ja postimi i Ferizajt:
“????? ?????? ? ????? ?? ?????? ???????????
Të dashur tifozë të klubit tonë, ju njoftojmë se mbrojtësi ynë Ergon Hyseni sot pasdite e ka kaluar me sukses intervenimin në hundë.
Kujtojmë se dje Hyseni u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë pas një lëndimi të pësuar e që doli të jetë thyerje e hundës.
Ergonit i urojmë shërim të shpejtë dhe padyshim se e presin shumë më të fortë në fushën e lojes.
Ai është një shtyllë dhe luftëtar i vërtetë. Karriera e tij na dëshmon se kjo do mbetet vetëm një e kaluar.
Të presim më të fortë, ?????? ? ?????”, shkruhet në faqen zyrtare të Ferizajt.
/GazetaBlic Sport


