Sporti

Muja fantastik, shikoni eurogolin e tij në Belgjikë

04/16/2023 20:25
nga:L J

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Abrnor Muja e ka gjetur rrugën e golit gjatë këtij vikendi me ekipin e tij, Antwerp.

Muja realizoi gol për 1 me 0 në ndeshjen ndaj Kortrijk, e vlefshme për javën e 33-të në Jupiler Pro League.

Anësori nga Kosova realizoi në minutën e 71’të pas asistit nga Vermeeren. Ky ishte goli i tij i katërt në kampionat me ekipin e Antwerp.

Lojtari kosovar po ashtu gjatë këtij sezoni ka bërë edhe dy asiste për ekipin e tij belg.