Sporti

Barazohet gjithçka, KB Trepça fiton ndaj Prishtinës në “Minatori”

04/16/2023 19:10
nga:L J

KB Trepça ka fituar sot duelin gjysmëfinale ndaj Prishtinës në Palestrën “Minatori”.

Klubi nga Mitrovica triumfoi ndaj Prishtinës me rezultatin 77-68, shkruan GazetaBlic Sport.

Trepça ka fituar ndaj ekipit nga kryeqyteti duke barazuar tashmë gjithçka, pasi duelin e parë e fitoi KB Prishtina në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Lojtari më i dalluar në këtë duel ishte Will Daniels me 20 pikë.

Ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale do luhet javën e ardhshme në Prishtinë.

/GazetaBlic Sport