Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar për ngacmimin dhe sulmin me thikë ndaj një vajze në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
NGACMIM & SULM/Prishtinë 15.04.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se me armë të ftohtë (thikë), ka sulmuar dhe e ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


